Raportim Live
15:54, 24 Nëntor 2024

Fjala e plotë e kryeministrit:

14:52, 24 Nëntor 2024

“Nuk ju tradhtoj kurrë”, Rama mbyll takimin me shqiptarët në Angli

Pas më shumë se një ore fjalim, kryeministri Edi Rama ka mbaruar takimin e tij me shqiptarët e Anglisë.

“Nuk do të tradhtoj askënd që më ka dhënë besimin dhe nuk diskutohet që kam bërë edhe unë gabimet e mia dhe do bëj gabime të reja mundësisht sepse nuk ka njeri të pagabueshëm, por kurrë nuk e kam bërë as nuk do e bëj deri ditën e fundit fajin që t’ju ha prapa shpine!”, tha ai në sallën e mbushur plot, në Londër.

14:51, 24 Nëntor 2024

Rama: Fitorja e ardhshme duhet të jetë përfundimtare! Të çlirojmë opozitën nga pengmarrësit

“Nëse ju, shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme dhe do t’i shtoni peshën e vendimmarrjes tuaj shumicës së shqiptarëve të Shqipërisë, për Shqipërinë 2030, shtet europian në BE, atëherë po ju them, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por do të jetë përfundimtare! Pa kthim të mundshëm mbrapa për shtet bërjen dhe progresin, për drejtësinë dhe ekonominë. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme nuk duhet dhe unë kam besimin që nuk do jetë, fitorja e radhës e një partie ndaj të tjerave. Por duhet të jetë triumfi i një vizioni për botën, duhet të jetë triumfi i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit”.

“Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë një fitore jo një fitore vendimtare, por një fitore përfundimtare, edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe nga pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”.

14:27, 24 Nëntor 2024

Rama: Pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga ky gadishull!

Edi Rama u ka kërkuar votën shqiptarëve në Angli në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Ju sot jeni votues, që për herë të parë do të mund të merrni pjesë në zgjedhjet politike duke gëzuar dhe ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni! Fare hapur e them se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull, për t’ju bërë edhe më krenar në sytë e botës dhe për ta bërë Shqipërinë më të mirë.”

14:21, 24 Nëntor 2024

Vrasja e 14 vjeçarit | Rama sulmon opozitën: Pa u varrosur kufoma, djajtë dolën nga shishet…

Teksa u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministri Edi Rama u foli shqiptarëve të Anglisë për veprimet e fundit të opozitës. Sipas tij, opozitarët në përpjekjet për pushtet përdorën edhe vrasjen e 14 vjeçarit.

 “Askush s’pyet për viktimën e as familjen e tij, e kthyen në mish për top”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se sfida e probleme ekzistojnë në çdo shoqëri të çdo vendi.

“Ku bën vaki?! Ju jeni këtu, jetoni këtu dhe ndiqni jetën e përditshme të një vendi kaq të madh e të pasur, por me shumë probleme. Pa u varrosur ende kufoma e një vitkime të pafajshme, të dalin të gjithë djajtë nga shishet dhe t’ja marrin valles për pushtet, duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Sa më shumë bien shifrat e vrasjeve, sa më shumë rritet siguria e Shqipërisë, se jo më këto miliona e miliona turistë që vijnë tre gjëra përsëritin, mikëpritja, ushqimi e siguria. Ju e dini se çfarë do të thtoë të çosh fëmijën në një shkollë në lagje të pasurish dhe ta çosh aty ku s’është dhe aq e pasur. Kudo ka probleme e sfida, por në Shqipëri çdo afrim me Europën përpiqet të zhbëhet me mllef.”Lexo më shumë

14:14, 24 Nëntor 2024

“U regjistruan si kosovarë në Angli”, Rama prezanton nismën e re ligjore

“Disa prej jush, edhe këtu në Britani ju është dashur të fshehin identitetin e tyre, disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën me të keqe kur morën rrugën për këtej. Ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze, dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare.

Ne do ta ndërmarrin së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju munduar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë, rikthimin e emrit të nënës dhe babës në të gjitha rastet kur ju e dëshironi këtë dëshironi këtë”...Lexo më shumë

14:12, 24 Nëntor 2024

Rama shqiptarëve në Britani: Ky vend ka përfituar më shumë nga ju se e anasjellta

“Ju shqiptarët e Britanisë së Madhe keni përfituar nga ky vend më pak sesa ka përfituar ky vend nga ju! Dhe kjo nuk është retorikë, është një e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës, të cilët sot janë krenaria kombëtare e një Shqipërie që më në fund ka nisur t’ju bëjë edhe ju krenarë që sytë e Europës. Siç ju e bëni krenare Shqipërinë me sukseset tuaja në art, shkencë, biznes, këtu dhe kudo në botën e lirë”.

14:06, 24 Nëntor 2024

“Don’t worry, i’m home!”, Rama ndan 3 momentet pikante në Angli

Në fjalën e tij para shqiptarëve në Angli, kreu i qeverisë Edi Rama ndau 3 momente nga vizita e tij e fundit atje. Secili prej tyre me një “emërues” të përbashkët, roli i rëndësishëm i çdo shqiptari që jeton e punon në atë shtet.

“Kur isha disa kohë më parë në Londër për të folur për ju të gjithë, ndodhi diçka që për mua ishte e këndshme, por për truprojën angleze ishte e çuditshme. Hyj në hotel, ulem të marr një kafe, vjen kamarieri dhe më flet shqip, i thashë truprojës “don’t worry, i’m home!” Ka ndodhur tamam kështu, dal të nesërmen në mëngjes dhe dëgjoj britma nga larg, 3 punëtorë shqiptarë në skela te godina ngjitur. Unë i kthehem truprojës dhe ia them sërish atë frazë. Kulmi ishte te parlamenti britanik, më tha roja: “ku je bre kryeministër, mirë se na ke ardhur në Londër!” Aty i them truprojës “Are you from Albania too?!” Ajo teta që iu tregonte ju me gisht iku nga pushteti, kurse ju ja ku jeni! Këtu ku ishit!”, tha Rama.

13:56, 24 Nëntor 2024

“Na tregoi me gisht sikur ishim vikingë”, Rama për Braverman: Teta iku nga pushteti, ju jeni këtu!

Kryeministri Edi Rama solli në rikujtesë gjuhën e ashpër të ish-ministres britanike Suella Braverman ndaj emigrantëve shqiptarë në Angli. Duke theksuar se “ajo teta iku nga pushteti”, Rama ndau me shqiptarët një sërë episodesh që i kishin ndodhur në Britani. Këto të fundit kanë një mesazh të përbashkët e të fuqishëm…

“Ju e mbani mend të gjithë një ish-ministre të Brendshme të këtij vendi, një tip që u bë mishërimi i politikës së djallëzuar, duke na treguar me gisht si rrezik për MB, pa pikën e drojës ajo zonjë doli në parlament dhe tha se çfarë po ndodh ishte pushim, na bëri pushtues sikur shqiptarët të ishin ushtarë dhe jo pjesë e masës njerëzore që edhe sot e kësaj dite i punon këto toka. Zonja na quajti pushtues a thua se kishim ardhur të kërkonim kokën e kurorës së mbretëreshës, e jo për të punuar duke ndihmuar edhe ekonominë britanike e cila vuan gjithnjë e më shumë për krah pune. U ngritën edhe ca të tjerë e na treguan me gisht sikur ishim vikingë me shpata në duar, jo muratorë, pastures, burra të gatshëm për çdo punë dhe minorenë ëndërrimtarë për çdo majë. Ambasadori ynë në Londër është njëri prej tyre, i ardhur me gomone e i diplomuar, edhe shqiptari që bëri shoferin për mua sot ka ardhur me kamion. Sot ka një kompani private sigurie me 120 punonjës, jo vetëm me shqiptarë. Ai nuk është pushtues, ai është një kontributor në këtë vend...Lexo më shumë

13:43, 24 Nëntor 2024

Rama-emigrantëve shqiptarë: Ndjesë për ato të verbrit te dera që kishin marrë me vete librin e shpisë…

“Të dashur shqiptarë të Mbretërisë së Bashkuar, motra e vëllezër. Faleminderit dhe mbase nuk më takon mua, por duke qenë se u bëra unë shkak që ju të vini sot këtu në një ditë pushimi, dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbrish aty tek dera që të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë… Megjithatë, me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes tonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj…”, kështu e ka nisur fjalën e tij para shqiptarëve të Anglisë, kryeministri Edi Rama.

13:06, 24 Nëntor 2024

Rama kërkon votën në Londër, prezanton nismën e re për shqiptarët