Teksa pritet që në orën 13:00 të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Angli, disa mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë sallës në Londër me thirrje kundër qeverisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, ata protestojnë me pankarta e flamuj në duar, ndërkohë që autoritetet britanike kanë shtuar forcat policore.

Ky takim i Ramës me diasporës është i pesti në radhë, pas atyre në Athinë, Milano, New York e Selanik. Vjen në kuadër të turit të diasporës “Krenar për Shqipërinë”, para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, që janë parashikuar të mbahen në Maj.

/tvklan.al