Raportim Live
12:53, 3 Nëntor 2024

Video e plotë: Takimi me shqiptarët në Selanik

11:53, 3 Nëntor 2024

Rama në Greqi: Blendi Fevziu, e vetmja opozitë që na ka mbetur

Në takimin me shqiptarët e Greqisë në Selanik, Kryeministri Rama ka thënë se gazetari Blendi Fevziu është e vetmja opozitë që ka mbetur në Shqipëri, me të cilën mund të bëjnë debat teksa ka kujtuar një pjesë nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, ku ishte i ftuar së fundmi.

Edi Rama: Ju e keni parë që sa herë më marrin në pyetje ata që duhet të ishin zëdhënës të opinionit publik, por për fat të keq janë zëdhënës axhendash të ndryshme, më nxjerrin para lista emrash, apo siç ndodhi me të vetmen opozitë që na ka mbetur, me të cilën mund të bëjmë debat, me Blendi Fevziun. Më nxjerr një ekspozitë me fotografi për të më thënë që unë duhet të ndihem përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar, po heton, ka akuzuar, po akuzon apo ka dënuar individë të lidhur me pushtetin politik të PS-së. Në fakt, e kundërta ndodh me mua. Nuk mund të më vijë mirë për arsye personale, por për arsye të kontratës që kam me shqiptarët, unë jam krenar që me një vizion shtetbërës, PS plotësisht të vetëdijshëm, të gjithë së bashku ja hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe ja dha të gjithë lirinë pa parë majtas apo djathtas, por vetëm drejtLexo më shumë

11:50, 3 Nëntor 2024

Të thuash se pa PS-në do kishte shtet, është si “merre me lëng se mishi mbaroi”

Kryeministri Edi Rama riktheksoi nga Selaniku se reforma në drejtësi nuk do të ishte realizuar kurrë pa Partinë Socialiste. Por nga ana tjetër, vlerësoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në këtë proces. Nuk kurseu ironitë për kryedemokratin Sali Berisha dhe opozitën në terësi.

Në fund dua t’ju kujtoj se nuk ka asnjë diskutim që pa mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së nuk do ia dilnim dot kësaj reforme sepse nuk do e nënshtromin dot rezistencën e paepur të atyre që ulërinë nga penxheret e kateve të larta. Por, të mendosh se kjo do mund të ndodhte pa PS-bë dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një forcë shtetbërëse përveç PS-së, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi! Të ishte për ato forca të tjera dhe s’kam parasysh vetëm fytyrat e vjetra. Të gjitha llojet e fytyrave që u dalin para dhe ua bëjnë fushë me lule, janë maska të Sudes, si kulturë politike e qasje ndaj popullit. Si Sudja që pasi u zhyti në borxhe e u hodhi në humnerë doli e tha loja mbaroi!”, tha Rama…Lexo më shumë

11:48, 3 Nëntor 2024

“Drejtësia në Shqipëri sot, e çliruar nga duart e partisë në pushtet”

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa i ka ftuar shqiptarët në Greqi të vijnë në atdhe për të investuar, ju ka thënë se drejtësia në vend është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Reforma në Drejtësi që PS-ja ka udhëhequr po fshin hap pas hapi llumin e zullumit shumëvjeçar të politikës.

“Më kryesorja sot është se Shqipëria nuk është më vendi i një kaste të fuqishme mbi ligjin. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse sepse për herë të parë, njerëz të veshur me pushtet politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të pabarabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit të tyre, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që e kanë lidhur kollaren me duart e botës së krimit. Drejtësia sot, e çliruar nga pushteti politik. Mjafton të kthesh kokën mbrapsht në historinë tonë ku nuk do të gjesh dot një individ të vetëm me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti”…Lexo më shumë

11:47, 3 Nëntor 2024

Rama-shqiptarëve në Selanik: Investoni në atdhe, do keni të ardhura më të larta se paga që merrni

Kryeministri Rama gjatë takimit në Selanik ju ka thënë shqiptarëve të Greqisë se nuk janë më ata që ishin kur “i hynë detit me këmbë”. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të vijnë për të investuar në Shqipëri, teksa ju ka thënë se jo vetëm mund të marrin një pagë të ngjashme, por të paguajnë shumë më pak taksa dhe detyrime në Greqi.

“Sot nuk jeni më ata që ishit kur i hypët detin në këmbë dhe kapërcyer dallgët e frikshme. Shqipërinë ishin mësuar ta shikonin pa respekt, sot Shqipëria ka shumë gjëra akoma për të bërë, por nga askush nuk shihet më pa respekt. Flamuri i Shqipërisë kishte rënë më poshtë se asnjëherë kur mora detyrën. Vendi ishte në telashe, siguria ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 1 në 3 ditë, rrugët të mbetura rrugëve dhe puna e ndalur prej borxheve që shteti ju kishte kompanive“…Lexo më shumë

11:45, 3 Nëntor 2024

Rama vlerëson transformimet në Tiranë: Dikur nuk shkelte asnjë zyrtar i lartë, sot bum i pandalshëm i turizmit


Nga Selaniku ku zhvilloi një bashkëbisedim me bashkatdhetarët tanë atje, kryeministri Edi Rama vlerësoi tranformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj. “Kur unë mora detyrën prej vitesh në Tiranë nuk shkelte asnjë zyrtar i rangut të lartë…. Tirana kishte ndalur njësoj si sahati në kohën kur kryetari i Bashkisë ia kishte futur gjumit. Fshati akoma më keq… Sot ai realitet i zymtë është përmbysur në çdo drejtim. Bumi i pandalshëm i turizmit është shembulli më kokëfortë i kësaj përmbysje”, theksoi kreu i qeverisë.

11:31, 3 Nëntor 2024

Rama u kërkon votën shqiptarëve në Selanik: Ta ngremë flamurin në Bruksel brenda dekadës!

Teksa theksoi se qeveria socialiste e mbajti premtimin, kryeministri Edi Rama u kërkoi votën shqiptarëve të Selanikut, në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare këtu në Selanik. Sot është ditë e veçantë edhe për një arsye tjetër. Ju këtu nuk jeni thjesht bashkëatdhetarë me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën e duke ardhur atje. Ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhjet parlamentare, këtu ku jeni, nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është daashur të përpiqem gjatë bashkë me të gjithë shokët e mi, me partinë tonë për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër se pa marrë edhe votën e palës tjetër, ishte e pamundur. Unë mund t’ua them me plot gojë, se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia! Për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës anëtare me të drejta të plotë në BE!”…Lexo më shumë

11:29, 3 Nëntor 2024

“Avazet e vjetra s’na çojnë asgjëkundi”, Rama: Popujt tanë, burim miqësie e jo konfliktesh!

Pavarësisht disa ngjarjeve të pakëndshme kohëve të fundit, kryeministri Edi Rama vuri disa herë theksin te fakti se Shqipëria e sheh Greqinë si shtet mik. Ai tha se historia nuk duhet të shërbejë si arsye për “ngërçe”, por përkundrazi marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të forcohen në të mirë të dy popujve.

“Unë nuk kam ardhur këtu që të ripërtyp bashkë me ju historinë e jashtëzakonshme dhe komplekse të këtij qyteti, jam këtu në funksion të kurrfarë qëllimi politik dhe në asnjë mënyrë me kundërshti për këndvështrimin tonë historik. Teksa po bëj homazh të një pjese të hedhur prapa krahëve, historia është domosdoshmëria për ta parë historinë e së ardhmes së pandashme mes Shqipërisë e Greqisë.”Lexo më shumë

11:20, 3 Nëntor 2024

“Shqiptarët në Selanik kalorës të së ardhmes”, Rama: Ndoshta i keni dhënë jetë të dytë këtij qyteti

Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë ka bërë një përmbledhje të saj që ka qenë dhe është Selaniku për emigrantët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se mezi e ka pritur këtë takim me diasporën në Greqi, për të cilën ka thënë se mbase i ka dhënë një jetë të dytë Selanikut.

Lëndohen interesat e gjithë këtij rajoni që fatkeqësisht ka prodhuar më shumë histori se sa ka mundur të tresë. Leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye. Aq sa shqiptarët dhe grekët kanë bashkëndarë diellin për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar në rrugën e pandashme të së ardhmes dhe për t’i parë territorit e njëri-tjetrit si hapësira mirrëqenie, jo si copa hartash të verdha ku kultivohet drurët e shtrembët të nacionalizimit. Selaniku, qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e pamohueshëm për shekuj me radhë. Herë si ushtarë, herë të punëtorë, herë si individë problematikë, në mozaikun e këtij qyteti përkrah hebrenjve, turqve dhe grekëve, shqiptarët kanë vendosur gurët e një modeli bashkëveprimi dhe shkrirje ndëretnike, ku të vetmit kufinj për t’u kapërcyer ishin të imagjinatës“, tha Rama…Lexo më shumë

10:56, 3 Nëntor 2024

Rama-nacionalistëve grekë: Fosile për gjynah! Vorio Epiri, term i vdekur me kohë…

Në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Selanik, kryeministri Edi Rama e ka një përgjigje edhe për protestën e nacionalistëve grekë.

“Me fletushka dhe parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë dhe kërcënime në adresën time të cilat mua vetëm më shkaktojnë keqardhje. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt! Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë boje e kohe të këtyre anëve. Kush e përdor akoma këtë term tregon dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekullin 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk janë një asnjë mënyrë arsye që të ushqejnë brenda nesh ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Për Shqipërinë, Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, përbën një nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës së jashtme. Për shqiptarët këtu, Greqia është shtëpia juaj, ku ju jeni sot qytetarë të barabartë të Europës, njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë në integrimin e plotë në shoqëri, janë kujtime dhe histori. Kujtime të trishta, por edhe histori krenarie në fuqinë historike të ambicies të prindërve që morën në krah fëmijët për të ardhur këtu për një jetë më të mirë”, deklaroi Rama…Lexo më shumë

8:21, 3 Nëntor 2024

Edi Rama kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Ta çojmë Shqipërinë në BE! (Të gjitha zhvillimet)

Kryeministri Edi Rama në Selanik të Greqisë në turin Krenar për Shqipërinë - 3 Nëntor 2024

Kryeministri Edi Rama në Selanik të Greqisë në turin Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mban këtë të dielë takimin me shqiptarët që jetojnë në Selanik të Greqisë.

Ndryshe nga takimi i parë me shqiptarët në Greqisë i mbajtur në stadium, ky i Selanikut do të mbahet në hotelin “Porto Palace”. Televizioni Klan ka mësuar se në këtë takim do të marrin pjesë rreth 2500 persona.

Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të SHBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.

Ky do të jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët, pas miratimit të ligjit për të drejtën e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, të drejtë që do ta ushtrojnë atje ku jetojnë e punojnë.

Sakaq nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se po përgatiten për një antimiting. Ai do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Ultranacionaliste Greke, Dimitris Valasidis. Ndërsa janë bërë gati edhe fletushkat që do të hidhen përpara hotelit ku Rama do të zhvillojë takimin me mbishkrimin “Liri për Vorio Epirin”./tvklan.al