Cristiano Ronaldo nuk është me pushime. Pavarësisht ndalesës së kampionatit, sulmuesi i Juventusit gjen mënyra nga më të ndryshmet për të ruajtur formën fizike në prag të rinisjes së sezonit. Madje, ego e tij ka mbërritur deri aty, sa ka zbritur në fushën e një stadiumi të vërtetë. Mediat portugeze kanë kapur “mat” Ronaldon duke u stërvitur në stadiumin Soupana të ishullit të Madeiras.

Gjithçka erdhi pas lejes së dhënë nga miku dhe Presidenti i Nacional, Rui Alves që konfirmoi gjithçka, duke theksuar se Ronaldo nuk po shkel rregullat e vendosura nga qeveria portugeze. Bashkë me sulmuesin, në fushën stërvitore zbriti edhe djali i tij, Ronaldo Jr, ku disa orë leksione nga babai nuk do t’i bëjnë aspak keq.

Duarkryq nuk ka mbetur as sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi ndodhet në vendlindje për shkak të koronavirus dhe ka zbritur në fushën stërvitore së bashku me ekipin që zotëron një pjesë të aksioneve, Hamarbi. Drejtori sportiv i klubit e përgëzoi lojtarin për atë që transmeton tek futbollistët e klubit dhe brezi i ri, ndërsa zbulon se nuk do të ishte çudi që një ditë, Zlatan të vishte fanellën e klubit ku është aksioner me 25%.

Klan Plus