Liverpool do të luajë këtë të Martë ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj PSG-së. Anglezët fituan minimalisht në ndeshjen e parë në Francë, ndërsa synojnë kualifikimin për në çerekfinale.
Megjithatë atmosfera nuk duket si më e mira e mundshme. Në pamjet e fundit që kanë dalë nga stërvitja e të kuqve, shihet një përplasje mes Mohamed Salah dhe Trent Alexander Arnold.
Arsyeja nuk dihet ende, por në videon e publikuar në internet shihej mbrojtësi i nervozuar dhe teksa kërkon konfrontim.
Në krahun tjetër, Salah duket disi më i qetë dhe e kalon situatën me buzëqeshje, për të mos agravuar më tej. /tvklan.al