Shërbimi Sekret ka qëlluar me armë një person pranë Shtëpisë së Bardhë. Rreth mesnatës, anëtarët e Shërbimit Sekret panë një makinë të parkuar dhe personin e armatosur.

“Kur oficerët u afruan, individi qëlloi me armë zjarri dhe pasoi disa të shtëna, gjatë të cilave personeli ynë u përgjigj”, shkroi agjencia në një deklaratë.

Autori i dyshuar është dërguar në spital dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Nuk raportohet për të lënduar në mesin e pjesëtarëve të Shërbimit Sekret.

Autoritetet kanë hapur një hetim për ngjarjen për shkak se të shtënat kanë përfshirë oficerë të zbatimit të ligjit, ndërsa mësohet se Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në momentin kur ka patur të shtëna.

Klan News