Muajin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 40-të, por kjo nuk ka ndikuar te Cristiano Ronaldo. Për të mund të thuash se mosha është vetëm një shifër. Në derbi kundër Riyadh, ndeshje e përfunduar në barazim 2-2 ronaldo shënoi golin e tij të 18-të në këtë sezon. Ai mbetet në pole position për të fituar edhe këtë vit treofeun e “Këpucës së artë” në këtë kampionat.

Goli i fundit mund të konsiderohet historik. Ronaldo shënoi golin e 463-të pasi mbushi 30 vjeç. Interesant është fakti se portugezi ka shënuar të njëjtin numër golash para se të ishte 30 vjeç, që mund të konsiderohet një moshë që përfaqëson kulmin e karrierës për shumicën e futbollistëve.

Megjithatë, barazimi në shtëpi ndaj Al Shababit nuk ishte aq i kënaqshëm. Al Nassr është në vendin e 4-ërt në tabelë, 10 pikë larg Al Ittihadteksa kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund të sezonit.

Edhe nëse Al Nassr nuk fiton kampikonatin Ronaldo do të vijojë të shënojë gola duke treguar se është ndoshta futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Tv Klan