U duk se Presidenti amerikan Donald Trump i sheshoi përplasjet me Volodymyr Zelenskyn, por kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për Foks News sulmoi sërish Presidentin ukrainas, duke e cilësuar si mosmirënjohës per ndihmën e dhënë nga SHBA-ja gjatë këtyre tre vite.
“Unë nuk mendoj se ai është mirënjohës. Ne i dhamë 350 miliardë dollarë dhe ai flet për faktin se janë ata që po luftojnë dhe janë të guximshëm sepse dikush duhet të përdorë armë. Ai mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”, thotë Presidenti Trump.
Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas përgatiten të takohen në Arabinë Saudite këtë javë, Presidenti Donald Trump u ka bërë të qartë privatisht këshilltarëve se nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet midis Washingtonit dhe Kievit është e pamjaftueshme për të rifilluar ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.
Presidenti Trump dëshiron gjithashtu dëshiron të shohë një ndryshim në qëndrimin e Zelenskyt ndaj bisedimeve të paqes, thanë zyrtarët, duke përfshirë gatishmërinë për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Gjithashtu ai kërkon që Ukraina të bëjë zgjedhje të reja.
Ditët e fundit Rusia ka rritur sulmet ndaj Ukrainës si pasojë e ndërprerjes së ndihmës ushtarake amerikane dhe informacionit të zbulimit. Numri i viktimave nga sulmet ruse është rritur ditët e fundit dhe shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin e Donetsk.
Tv Klan