Një tjetër eliminim që dhemb për Novak Djoviç në debutimin e ATP 1000 në Indian Wells. Ish-numri 1 botëror u mund 2-1 me sete nga hollandezi Botic van de Zandschulp në ndeshjen që zgjati 2 orë. Për serbin është eliminimi i dytë në debutimin e tij në një turne në vitin 2025, pas atij në Doha me Matteo Berrettini. 24 herë fituesi i Grand Slam nuk kishte humbur 3 ndeshje rresht që nga viti 2018.

Tashmë humbjet e Djokoviç janë gjithnjë e më pak një surprizë. Loja e tij është bërë e ngadalshme, me faulle, nervozitet, vite dritë larg nga niveli në të cilin ai ka qenë vitet e fundit. Koha kalon edhe për një kampion si ai, por shembja vertikale e muajve të fundit ishte e papritur. Në Australi, Djokoviç shkoi deri në gjysmëfinale, mundi Alcaraz dhe më pas u tërhoq kundër Zverev për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Shumë pikëpyetje janë ngritur për një nga tenistët më të suksesshëm të të gjithë kohërave. Statistikat flasin kundër tij. Shumë gabime në shërbim dhe gjatë lojës si dhe pamundësi për të përfituar maksimalisht nga gabimet e kundërshtarit.

Djokoviç po largohet nga skena e tenisit botëror dhe këtë po e bën me një shpejtësi të paparë më herët nga sportistë të tjerë të niveleve të larta.

Tv Klan