Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në një fshat të Elbasanit. Një e moshuar u dogj brenda banesës ku jetonte e vetme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtërmaj në Njësinë Administrative Bradashesh.

Policia njoftoi se dyshohet se zjarri ka rënë për të një shkëndije elektrike.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës shkuan menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shmangin tragjedinë./tvklan.al