Pretendojnë se konkurrenca e paligjshme po i dëmton. Taksistët në Elbasan janë ngritur në protestë pasi sipas tyre bashkia po favorizon një kompani private.
“Ai është ndryshe nga ne. E para e punës është firmë shpk dhe biznes i madh, ne jemi biznes i vogël. E dyta, bashkia ka favorizuar nga taksat atë dhe për tre vjet nuk paguan asnjë kokërr leku. Dhe si mund të punojmë bashkarisht, një kompani me një individ? Protesta do vazhdojë, se kryetari nuk na ka pritur fare, nuk na njeh fare, as kryetari as drejtori as policia bashkiake nuk punon fare në këtë pjesë”, thanë taksistët.
Diçka e tillë hidhet poshtë nga përfaqësues të pushtetit lokal. Sipas tyre në qytet ka më shumë vendparkime për taksi sesa licenca.
“Ne kemi më pak kërkesa ose licensa të aprovuar që operojnë tek ne në raport me ato që janë vendqëndrime. Kjo kurrsesi nuk sjell konflikt brenda llojit që do të thotë ne mund të ishim në problematikë në qoftë se ne nuk do të kishim një numër të konsiderueshëm në raport me ato çfarë janë të licensuara tek ne”, tha Alba Canaj.
Taksistët në Elbasan kanë protestuar disa herë pasi sipas tyre konkurrenca po i falimenton.
Klan News