Autoritetet ruse, hetime te pavarura për ngjarjen
Prokuroria e Kavajës kqyri sistemin e ngrohjes me kaldajë dhe sekuestroi materialet e dezinfektimit të hotel “Gloria” në Qerret këtë të martë, në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e vdekjes së 4 turistëve rusë mbrëmjen e 15 Tetorit.
Dhomat ku dy çiftet kanë qëndruar dhe pishina e brendshme ku u gjetën trupat pa jetë, vazhdojnë të bllokuara si skenë krimi.
Vetë autoritetet ruse pritet të kryejnë veprime të tjera hetimore të pavaruara pas tërheqjes së trupave nga morgu, ndërsa mediat vendase bënë të ditur se janë kërkuar të dhëna zyrtare nga Rusia për hetimet e deritanishme.
Grupi hetimor i cili i qëndron asfiksisë dhe helmimit si dy nga pistat kryesore të hetimit, është ende në pritje të përgjigjeve përfundimtare nga Mjekësia Ligjore, ndërsa ka të qartë që të 4 kanë ndërruar jetë në pak minuta dhe nga i njëjti shkak.
Familja Burenkova dhe dhëndri gjetën vdekjen në pishinën e brendshme të hotelit luksoz në Qerret, vetëm pak orë pasi ata ishin akomoduar pas një udhëtimi në Ohër të Maqedonisë, ndërsa Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për “Vrasje”, duke mos përjashtuar deri më tani asnjë pistë.
Tv Klan