Piloti i Red Bull, Max Verstappen deklaroi para nisjes së sezonit të ri të Formula 1 se shpreson që skuderia të mund të përmirësohet krahasuar me sezonin e kaluar, ku ai pati jo pak momente të vështira, edhe pse e fitoi titullin kampion për pilot.
Vitin e kaluar Verstappen fitoi nëntë herë, më pak se gjysma e rekordit që vendosi në 2023, me 19 suksese. Ndërsa edicioni nisi mjaft mirë për holandezin me 7 fitore në 10 çmimet e para të mëdha, në vazhdim u komplikua.
Holandezi 27-vjeçar shpreson që skuadra të mësojë nga gabimet e kaluara.
“Unë mendoj se gjëja e bukur është se çdo kampionat që kam fituar, ka ardhur në mënyra të ndryshme. Sigurisht që viti i kaluar ishte padyshim një sfidë; ne patëm një fillim të shkëlqyer pastaj një periudhë pak të vështirë dhe më pas në fund të sezonit ulje e ngritje. Por kjo mund të ndodhë në Formula 1! Thjesht ka të bëjë me atë që mund të mësojmë nga viti i kaluar, që do na shërbejë për një punë më solide! Unë gjithnjë dua që të përmirisohem nga viti i shkuar. nuk ka të bëjë vetëm me makinën, por edhe me procesin e të pilotuarit”.
Te Red Bulli në këtë sezon do të garojë edhe Liam Lauson. Neozelandezi ka zëvendësuar Sergio Perez-in dhe Vestappen pret një bashkëpunim të frytshëm me të.
23-vjeçari bëri debutimin e tij në F1 në Çmimin e Madh të Holandës 2023, ku mori pjesë në pesë gara për të zëvendësuar Daniel Riçiardon të dëmtuar. Ai u rikthye për gjashtë garat e fundit të këtij sezoni, kur australianin e larguan.
Klan News