Për të katërtin sezon radhazi, Max Verstappen është kampion i Formula 1. Sukses i arritur dy gara para fundit, me holandezin që koleksionon kështu matematikisht edhe titullin e tij të katërt në karrierë. Vetëm gjashtë pilotë kanë fituar të fitojnë katër kampionate radhazi, teksa Michael Schumacher arriti pesë me Ferrarin nga viti 2000 deri në 2004.

Vetëm dy prej tyre, Verstappen dhe Sebastian Vettel kanë fituar katër titujt e parë në karrierë radhazi. Holandezi ka udhëhequr renditjen e Formula 1 që nga maji 2022, duke thyer rekordin e Schumacher prej 896 ditësh në krye, dhe piloti i Red Bull do të qëndrojë atje të paktën deri më 16 mars, kur sezoni 2025 fillon në Australi.

Verstappen e filloi vitin 2024 me “pole position” në shtatë të parat, duke fituar po aq nga 10 garat e para. Por më pas dominimi u shua, me 10 gara pa fitore, por që nuk ndikuan tek triumfi i Verstappen. 27-vjeçari ka 62 fitore, shumë prapa Hamiltonit me 105, por diferenca e pikëve në këtë edicion, prej 63 të tillave është mjaft domethënëse për karrierën e Verstappen që i gëzohet kështu titullit të katërt kampion në sportin më spektakolar të automobilizmit.

Klan News