Koleksionistët e objekteve të Formula 1 dhe fansat e Ferrarit fërkojnë sërish duart. Makina e përdorur nga Michael Schumacher në sezonin 2006, ku arriti të fitojë edhe titullin e fundit në karrierë do të dalë në ankand.
Njëvendëshja “Ferrari 248 F1” e legjendës gjermane në Imola 2006, aty ku 7 herë kampioni i Botës rrëmbeu pole-position për të triumfuar më pas edhe në Çmimin e Madh të Italisë. Schumacher shënoi 5 fitore me këtë makinë, duke përfshirë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Gjermanisë.
Ankandi që do mbahet në muajin nëntor nuk është i pari për këtë makinë. Në vitin 2007 u ble nga një koleksionist, i cili më pas e shiti. Çmimi fillestar i këtij ankandi do të jetë mbi 15 milionë dollarë.
Pavarësisht makinës së përdorur nga legjenda e këtij sporti, Ferrari 248 F1 nuk do të jetë më e shtrenjta e shitur në ankand. Këtë renditje e kryesor Mercedesi drejtuar nga Manuel Fangio në vitin 1953 për 22.7 milionë dollarë dhe Ferrari i pilotuar po prej tij tre vite më vonë për rreth 28 milionë dollarë.
Klan News