Raportim Live
12:10, 17 Shkurt 2025

Gjylameti-opozitës: Kjo është t’i thuash logjikës, ik edhe…

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjyalameti gjatë seancës së sotme parlamentare i tha opozitës mos të ëndërrojë se do të fitojë duke bërë gjyqe publike ndaj kolegëve të mazhorancës.

Blerina Gjylameti: Ditë e rëndësishme sot dhe një moment historik për të bërë të mundur një angazhim që kemi ndër vite, që çdo shqiptari që jeton jashtë t’i jepet mundësia e votësLexo më shumë

12:05, 17 Shkurt 2025

Peleshi-opozitës: Vota e diasporës nuk është shpëtim për ju, mbështeteni tek një kompani marketingu

download app
11:49, 17 Shkurt 2025

“Lal vjedhësi do të tërheqë këmbën zvarrë”, Noka-mazhorancës: Ju pret sapuni!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar mazhorancën, të cilët i ka quajtur “hajdutë që mbrojnë krimin dhe korrupsionin”. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, deputeti Noka thotë se sipas tij, kabineti qeveritar ka makthe pasi parashikon burgosjen e tyre.

Flamur Noka: Të mbrosh krimin dhe korrupsionin, vetëm ju e bëni. Çdo njeri e ka të pamundur, ore pse ju ju detyrojnë të mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet jashtë çdo perceptimi të Lali vjedhësit? Si mund të lejoni veten të keqpërdoreni në këtë mënyrë? Si mund të quash normale blerjet online të bashkëshortes së kryebashkiakut?Lexo më shumë

11:26, 17 Shkurt 2025

Bardhi kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm: Gënjeu publikisht deputetët e Kuvendit

Gazment Bardhi në fillim të fjalës së tij në parlament kërkoi që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha duhet të shkarkohet nga posti. Ai tha se gënjeu jo vetëm qytetarët, por edhe deputetët e Kuvendit kur tha se policia nuk kishte asnjë njoftim për tubimin që po bëhej nga punonjësit e Bashkisë Tiranë në Prokurorinë e Posaçme gjatë që senacës që po mbahej për vlerësimin e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn… Lexo më shumë

11:24, 17 Shkurt 2025

Tensione në Kuvend/ Bardhi kërkon fjalën, Spiropali: Uluni në vend!

11:18, 17 Shkurt 2025

11 Maji, Klosi i bindur: PS fiton se është e organizuar në çdo cep të Shqipërisë

11:13, 17 Shkurt 2025

Miq të Tvklan.al

Parlamenti zhvillon sot seancën e radhës parlamentare. Në rendin e ditës janë parashikuar të diskutohen një sërë çështjesh. Ndër më të rëndësishmet, ajo për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Diskutimet për këtë çështje u shtynë për ditën e sotme pas tensioneve në seancën e 13 Shkurtit.

Në atë seancë, Noka u përlesh me një prej gardistëve dhe tentoi të godasë me shishe edhe me ministrin Balla pas një debati që ai shkëmbeu me Berishën. Ndërkohë, së seancën e sotme do të votohen dhe amendimet në Kodin Zgjedhor.

11:11, 17 Shkurt 2025

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, çfarë ndodhi në Kuvend