Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar mazhorancën, të cilët i ka quajtur “hajdutë që mbrojnë krimin dhe korrupsionin”. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, deputeti Noka thotë se sipas tij, kabineti qeveritar ka makthe pasi parashikon burgosjen e tyre.

Flamur Noka: Të mbrosh krimin dhe korrupsionin, vetëm ju e bëni. Çdo njeri e ka të pamundur, ore pse ju ju detyrojnë të mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet jashtë çdo perceptimi të Lali vjedhësit? Si mund të lejoni veten të keqpërdoreni në këtë mënyrë? Si mund të quash normale blerjet online të bashkëshortes së kryebashkiakut? Si ka arritur të ju depersonalizojë Rama të gjithëve? Ku e keni drejtësinë tuaj? A ka gjë më të turpshme? Kjo është makthi që ju detyron dhe harrojeni që keni shpëtim. Këta banda e hajdutëve, këta kanë Nesti Angon secili. Sa herë vjen muhabeti, diskutoni krimin dhe korrupsionin dhe ju kaplon makthi dhe ku është paturpësia se e quani dhe sukses? Po ju shtrëngohet laku, ndaj dhe keni filluar të bëheni të dhimbsur. Hajdutë! Të gjithë jeni hajdutë! A skuqeni kur ju dilni njerëzve përpara? Është jashtë çdo perceptimi. Si mund të qani ju për Lali vjedhësin?

Zullumi pa fre tani po shpërthen dhe do ju shpërthejë të gjithëve. Nuk do ju zërë gjumi asnjërit. Kryeministri Rama ka makthe se po afron 11 Maji. Nuk ka Aleks më, e zhduku foton e Aleksit. A ishte Perëndia juaj? Keni ngelur pa Perëndi. Ndaj, zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë, të zhyt shumë shpejt në makth. Makthi është Chris LaCivita. Ju nuk flini më gjumë. Fundi juaj po ju vjen. Shoh trishtim tek të gjithë. Këta nuk kanë thjesht trishtim, por kanë halle të mëdha se prapa hekurave është botë tjetër. Nuk e detyrojnë dot atë lloj jete. Atje i pret sapuni të gjithë. Prandaj nuk i zë gjumi. Po vjen koha e shqiptarëve. E di që për ju janë ditë të zeza. Lali Eri do të tërheqë këmbën zvarrë për të gjithë. Nuk keni parë gjë akoma! Ju do të fshiheni nga lista e politikës. Këta do të shkojnë tek Lal Vjedhësi dhe do të detyrohen të shtrëngojnë sapunin të gjithë.

/tvklan.al