Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ishte në fokusin e takimit të Kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Mes tyre është rënë dakord për të realizuar një qasje të re proaktive për të hetuar dhe ndjekur penalisht  shkeljet e ligjit zgjedhor me synimin parandalimin e cenimit të integritetit të procesit të 11 Majit.

Dy institucionet do të vendosin në funksion një protokoll koordinimi, i cili do të përfshijë caktimin e personave të kontaktit nga Prokuroria e Përgjithshme, të stacionuar pranë KQZ-së, me akses të plotë në kohë reale të informacionit që vjen nga çdo qendër zgjedhore.

Këto institucione po bashkëveprojnë edhe me Policinë e Shtetit për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe fizike për sigurinë e procesin zgjedhor, duke mundësuar që çdo krim zgjedhor të hetohet dhe ndiqet penalisht pa vonesë.

Tv Klan