Disa grupe brenda skuadrës së Manchester United kanë “filluar që të humbasin” besimin te Ruben Amorim.

Brenda grupit është krijuar ideja se fitoret janë arritur nga episodet individuale ose dhe nga fati, e jo si rezultat i punës dhe taktikës së trajnerit portugez, raporton “Daily Mail”.

“Djajtë e Kuq” gjenden aktualisht në vendin e 15-të në Premier League me një ecuri negative, ndërsa kanë pësuar në total 12 humbje në 25 takime të luajtura.

Herën e fundit që United pati këtë ecuri negative, ndodhi në sezonin 1973/74, ku ra nga kategoria.

Skuadra e Amorimit ka bërë më mirë në FA Cup, ku ka shkuar në raundin e pestë si edhe në Ligën e Europës.

Por dëmtiet seriozie të Lisandro Martinez dhe Amad, dy nga lojtarët më të spikatur në dy muajt e fundit, kanë dobësuar më tej shanset e “Djajve të kuq: për të vazhduar garën në këto kompeticione.

United ka fituar pesë ndeshje në 2025, ndërsa ka barazuar një herë dhe ka humbur tre takime të tjera.

Këto suksese kanë ardhur nga momente brilante të lojtarëve specifikë e po ashtu pak fat.

Pikërisht paaftësia pë të arritur fitore të besueshme ka bërë që futbollistët të shohin me dyshim profesionalizimin e 40-vjeçarit. Edhe pse ata e mbështesin, besimi ndaj Amorim nuk është më si më parë.

Më herët në grup është diskutuar edhe ndryshimi i skemës nga ana e teknikut, i cili e rreshton ekipin me modulin 3-4-3.

Klan News