Deklarata e bërë nga trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, se objektivi i ekipit është mbijetesa, ka befasuar jo pak tifozët.
Skuadra po kalon një moment negativ, ndërsa ndaj Totenhemit pësoi humbjen e 12 në 25 takime të luajtura në Premier Ligë në këtë sezon.
Problemet po shtohen për teknikun portugez, me një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni, Amad Diallo, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë të gjatë si pasojë e një lëndimi të pësuar në ligament gjatë një seance stërvitore.
“Ideja në këtë moment është të mbijetosh! Është të mendosh për gjërat e vogla, të përmirësosh gjërat e vogla nga kjo ndeshje në ndeshjen tjetër. Nuk po mendojmë, as nuk po shikojmë renditjen, orarin, asgjë! Jemi në tre kompeticione me një skuadër të vogël për momentin. Kjo është pjesa ime! Por lojtarët, duhet të fokusohen vetëm në ndeshjen e radhës, në stërvitjen e radhës! Dhe ky është qëllimi ynë”.
Dëmtimet e futbollistëve janë kthyer në një problem serioz te “Djajtë e kuq”. Në sfidën ndaj Spurs ishin 8 lojtarë në stol nën moshën 19-vjeçare.
“Ditë pas dite po humbim lojtarë! Por nuk dua ta përdor si justifikim! Çdo trajner në botë po e vuan këtë! Ka raste që çdo gjë shkon keq, e ne duhet ta përballojmë këtë sfidë”.
Në infermieri janë edhe futbollistë të tjerë si Christian Eriksen, Leny Yoro dhe Toby Collyer.
“Djajtë e kuq’ gjendjen në vend të 15 në renditje në kuotën e 29 pikëve.
Ekipi në këtë sezon përveç 12 humbjeve, ka edhe 5 barazime në 25 javë.
Klan News