Manchester United ka konfirmuar dëmtimin e rëndë për mbrojtësin Lisandro Martinez.
Argjentinasi u lëndua ndaj Crystal Palace dhe testet mjekësore kanë konfirmuar më të keqen.
Maritinez ka dëmtuar ligamentin e përparmë në gju dhe do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Dëmtime të tilla, zakonisht zgjasin gjashtë muaj, por edhe më shumë, në varësi të reagimit që ka trupi.
Një tjetër problem për Manchester United, që këtë sezon po has vështirësi të mëdha, sa i përket rezultateve, pasi mbajnë vendin e 13-të në Premier League. /tvklan.al