Dëmtimet te Manchester United duket se nuk kanë fund këtë sezon. Përveç Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte, Toby Collyer, Luke Shaw, Mason Mount, Jonny Evans dhe Lisandro Martinez, “djajtë e kuq” duhet të përballen edhe me një tjetër problem.
Një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni, Amad Diallo rrezikon sezonin. Sulmuesi ka shfaqur probleme në kyçin e këmbës dhe pritet të jetë jashtë për një kohë të gjatë.
22-vjeçari do i nënshtrohet testeve mjekësore, për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të mësuar kohën e rikuperimit.
Mbyllja e sezonit nga Diallo do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Amorim për repartin e avancuar, pasi në merkaton e dimrit u larguan Antony dhe Rashford. /tvklan.al