Aksioneri i Manchester United, Jim Ratcliffe, beson se nuk ka zgjidhje tjetër për të pasur financa të shëndosha në klub, përveçse të bëjë shkurtime.
Shefi i kompanisë Ineos është kritikuar ashpër gjatë muajve të fundit për shkak të vendimeve të tij për të ulur numrin e stafit te “Djajtë e Kuq”. Pas fitores së United ndaj Fulhamit në fund të muajit Janar, Ratcliffe u përball me tifozët jashtë stadiumit “Craven Cottage”, pasi mori vendimin që të rriste çmimin e biletave të ndeshjeve.
Ai gjithahtu ndaloi fondet për Shoqatën e ish Lojtarëve të Manchester United. E së fundmi, do të largojë 200 punonjës të tjerë në “Old Trafford”.
Sipas britanikes “The Guardian”, pavarësisht jopopullaritetit të të tilla vendimeve, Ratcliffe pohon se ato janë të nevojshme për të shpëtuar të ardhmen ekonomike të klubit. “Vetëm me shkurtime vendesh do të mund të shpëtohet klubi”, sipas bashkëpronarit.
Në tri vitet e fundit, humbjet e “Djajve të kuq” kanë qenë 300 milionë Paundë,
Nëse aksioneri i ri nuk do të kishte investuar 240 milionë Paundë vitin e kaluar, atëherë klubit do t’i kishin mbaruar të ardhurat. Por Ratcliffe është i bindur se me të tilla masa në dy vitet në vazhdim, bilancet e klubit do të jenë pozitive.
Kështu që ai është përgatitur që të durojë edhe pakënaqësitë e tifozëve.
Klan News