Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e nënës së Ajola Xoxës për lirimin e pasurive të vendosura nën sekuestro nga SPAK. Gjyqtari Engert Pëllumbi la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e cilësuar të ligjshëm vendimin.

Në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun Veliaj, SPAK ka sekuestruar vilën në Qerret të Kavajës për të cilën prokurorët dyshojnë se është pasuri e fshehur e kryebashkiakut.

Ndërkohë në Gjykatën e Apelit ka mbërritur edhe kërkesa e Ajola Xoxës për lirimin nga sekuestro e llogarive të saj bankare të cilat kanë qenë në sekuestro prej një muaji.

Por ky vendim pritet të merret të enjten. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj akuzohen nga prokurorët e SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie në të paktën 9 raste. 

Klan News