Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur në SPAK këtë të premte, bën me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci. Xoxa është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për tu paraqitur”.
Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale./tvklan.al