Pavarësisht se në qeli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka lajmëruar se nesër transporti me autobus për gratë dhe vajzat do të jetë falas me rastin e 8 Marsit.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan ai./tvklan.al