“Babagjyshi sekret” është një nga format më të bukura për të shpërndarë dhurata ndaj të njohurve, por edhe të panjohurve. Endri Shabani kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një dhuratë që e ka marrë kur ishte fëmijë. Një moshatar i tiji në Norvegji me të cilin nuk njihet, i quajtur Kristian e ka bërë dikur shumë të lumtur.
Endri Shabani: Unë mbaj mend kur kam qenë në fillore, për Vit të Ri na vijnë ndihma, pra fëmijët e vendeve më të pasura çonin dhurata për fëmijët e vendeve më të varfra se në atë kohë ishte Shqipëria dhe unë mora një qenush, ishte një kuti, ishte një qenush pelushi dhe një kartolinë nga një djalë që quhet Kristian. Ai ishte nga Norvegjia, e kishte bërë këtë dhuratën për një fëmijë të një vendi tjetër dhe unë e kam akoma atë.
Katerina Trungu: E ke ruajtur?
Endri Shabani:Kam një kartolinë nga një Kristian që ka qenë një moshatari im në Norvegji që kishte bërë këtë dhuratën e “Babagjyshit sekret” dhe është emocioni njerëzor që shkëmbejmë me njëri-tjetrin./tvklan.al