“Nuk e kuptova lidhjen e Dash Sulës me mua. Tani e para tregohuni pak serioz sepse është me ju apo nuk është me ju”, është kjo pyetja që ndezi një debat mes  Agron Shehajt dhe Endrit Shabanit në studion e Opinionit mbrëmjen e kësaj të premte.

Shehaj tha se Shabanit nuk duhet të jetë pjesë e koalicioneve sepse sipas tij nuk do t’i ec as në këto zgjedhje. 

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Nuk keni pse më fusni mua në punët tuaja. Nëse iu doli boja me 5 minuta nuk është faji im. Mbani përgjegjësi për atë që bëni.

Endrit Shabani: Ndoshta bëni mirë ta keni me Sali Berishën jo me mua.

Agron Shehaj: Jo nuk e kam me ty, ti e ke me mua, se ti më përmende më the ashtu si e bëmë me Agron Shehaj. Çfarë bëre me mua?

Endrit Shabani: Po, thash që të kemi hapur…

Agron Shehaj: Çfarë më keni hapur?

Endrit Shabani: Thashë që të kemi bërë ftesë dhe ta bëj prap që të bashkohemi pavarësisht që ti ke qenë deputeti i PD-së.

Agron Shehaj: Unë të hapa sytë.

Agron Shehaj: Dëgjo, dëgjo unë të hapa syt kur ti e hëngren herën e parë kur gabove aleancë, tani po e ha prap për faj të aleancave. Nuk të bën njeri deputet. Unë të hapa sytë, ta bëra të qartë, ti nuk do të shikosh. Ti shikon vetëm problemet etë tjerëve dhe nuk do t’ia dish.

/tvklan.al