5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur në 4 aksidente të ndryshme që ndodhën ditën e sotme në vendin tonë. Aksidenti më i përgjakshëm u shënua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit” ku u përplasën një automjet dhe një makine e ushtrisë.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën drejtuesi i mjetit tip Volkswagen dhe një person tjetër që udhëtonte me të, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër mbeti i plagosur. Në orët e pasdites në aksin rrugor Berat-Roskovec janë përplasur 2 automjete dhe si pasojë humbi jetën një këmbësor, si dhe u vranë disa dele.

Një tjetër aksident ndodhi rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë të Krujës ku një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar, aksidentoi për vdekje një këmbësor 36-vjeç.

Ndërkohë një aksident tjetër i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës shkaktoi 1 viktimë e 3 të plagosur.

Tv Klan