Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Francën Veriore pranë një kamp emigrantësh. Sipas mediave franceze, një 22-vjeçar është dorëzuar në polici si autor i dyshuar i ngjarjes.

Katër persona, dy roje sigurie dhe dy emigrantë, u qëlluan për vdekje në shtrirjen e bregdetit Loon-Plage pranë Dunkirkut. Ndërkohë, viktima e pestë nuk është identifikuar akoma.

Mediat lokale thanë se armët u gjetën në makinën e të dyshuarit, ndërsa që motivi që qëndron pas sulmeve mbetet i paqartë.

Mediat franceze raportuan një prani të madhe të shërbimeve emergjente kampit të emigrantësh, megjithëse është e paqartë nëse të shtënat kanë ndodhur brenda një vendbanimi.

Loon-Plage është shtëpia e disa vendbanimeve të përkohshme që strehojnë emigrantë. Kampe të ngjashme përgjatë bregut verior të Francës janë përdorur nga njerëz që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes varkave./tvklan.al