Një sulm me raketa ruse goditi banesat dhe një spital në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro të duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë. Në mesin e të plagosurve është një vajzë 8-vjeçare dhe një adoleshent.

Sulme ruse ka patur edhe në Kiev. Një dron rus goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në kryeqytetin ukrainas duke vrarë 1 person dhe duke plagosur 5 të tjerë.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se më shumë se 100 banorë u evakuuan nga ndërtesa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi për sulmet në një postim në rrjetet sociale.

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. Në këto sulme u plagosën shumë dhe të gjithë morën ndihmën e nevojshme. Kjo luftë tani në vitin e tretë dhe ka vetëm një fajtor Moska. Kjo është arsyeja pse duhet të ketë presion mbi agresorin, mjaftueshëm i fortë për të detyruar t’i jepet fund terrorit dhe luftës”- shkroi ai.

Kievi ka kërkuar më shumë mbrojtje ajrore nga aleatët e tij, teksa pret që të ketë një dimër të vështirë përpara për shkak të sulmeve që priten në infrastrukturën energjetike.

Klan News