Numri i personave që kanë humbur jetën pas shpërthimit të një rafinerie nafte në qytetin e Firences ka shkuar në 5.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe trupin e fundit të zhdukur.

Nga 26 të plagosurit nga shpërthimi, katërmbëdhjetë prej tyre janë ende të shtruar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti vuri në rrezik shume njerëz, jo vetëm punëtorë të kompanisë Eni. Shpërthimi ishte aq i madh saqë dëmtoi edhe banesat dhe ndërtesat në zonë.

Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje për të vënë para përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Klan News