Rusia thotë se pesë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi ukrainas në rajonin perëndimor të Kurskut.
Në Rusi, guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut tha se përveç të vrarëve, nëntë ishin dërguar në spital pas sulmit në qytetin Rylsk.
Alexander Khinshtein tha se një qendër kulturore, një palestër, një shkollë dhe shtëpi ishin dëmtuar si pasojë e sulmeve.
Trupat ukrainase mbajnë ende pjesë të rajonit të Kurskut, pasi nisën një ofensivë të befasishme ndërkufitare në fillim të Gushtit.
Më herët, zyrtarët ukrainas raportuan se Moska kishte nisur një sulm të ri me raketa në Kiev, duke dëmtuar një ndërtesë ku kishte disa ambasada, mes të cilave edhe ajo shqiptare.
Të paktën një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën në sulmin që dëmtoi një numër ndërtesash në qytet. Nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë nga diplomatët e ambasadave./tvklan.al