“Bankat hezitojnë të japin kredi, qeveria të ndërhyjë!”
Bizneset bëjnë thirrje që hapja graduale e kompanive të shoqërohet me financime paralele nga shteti pasi sipërmarrjet ndodhen në vështirësi.
Në një intervistë për emisionin “Pro Business” në Klan Plus Luan Bregasi, Kreu i “Business Albania” thotë se e vlerëson garancinë sovrane të vënë në dispozicion nga shteti për të marrë kredi, por thotë se bankat po hezitojnë të japin ndaj duhen krijuar mekanizma më të thjeshtë.
Bregasi thotë se bankat duhet të jenë të drejta në vlerësimet e tyre. Sipas sipërmarrësve qeveria duhet të marrë përsipër edhe kostot shtesë që i lindin kompanive si pasojë e përshtatjes me situatën e epidemisë.
Klan Plus