Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia Shkodër, pasi ka kanosur me armë zjarri një 30-vjeçar.
Sipas asaj që bën të ditur blutë, shërbimet e Policisë janë angazhuar sapo kanë marrë njoftimin nga 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.
“Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./tvklan.al