Shqipëria nuk frekuentohet nga turistët vetëm gjatë Verës, por gjatë gjithë vitit.
Sipas të dhënave të INSTAT për strukturat akomoduese gjatë muajit Dhjetor, rezulton se numri i vizitorëve jo rezident është rritur me 21,2 % në krahasim me Dhjetorin e 2023.
Ndërkohë që rritjen më të madhe e ka koha e qëndrimit. Sipas të dhënave rezulton se numri i netë qëndrimeve nga të huajt në Dhjetor 2024 është rritur me 25,9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Sipas të dhënave nga strukturat akomoduese, rezulton se hotelet janë frekuentuar më shumë nga italianët, të cilët përbëjnë 10.6% të totalit të vizitorëve, më pas janë shqiptarët e Kosovës, me 8.3.
Ndërkohë që në rritje kanë qenë edhe qytetarët gjermanë të cilët renditen të tretët me 4.3% të numrit total të vizitorëve, dhe pas tyre renditen britanikët, francezët dhe turistët nga Turqia.
Sipas INSTAT, gjatë muajit Dhjetor 2024, vizitorët jo rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje më të madhe me mbi 26 %. Ndërsa në zonat jo bregdetare ky tregues është rritur me 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Klan News