Arta Dade: “Partia Socialiste e refuzon këtë komision hetimor si një komision i ngritur në shkelje flagrante të ligjit dhe si i tillë ai jo vetëm që nuk mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, por përbën në vetvete objekt hetimi. Partia Socialiste është e vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik, sigurisht protestat në radhë të parë dhe manifestimet masive për të arritur në një të drejtë kushtetuese dhe ligjore, atë të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral.”/tvklan.al