Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventusi në merkaton e verës dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Sulmuesit i përfundon kontrata në vitin 2026, prandaj italianët duan ta shesin, për të mos e humbur falas një vit më vonë.

Së fundmi, u përfol për një interesim të Fenerbahce në Turqi. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, e dëshironte Vlahovic, si pasues i Edin Dzeko, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, Vlahovic ka refuzuar transferimin në Turqi. Sulmuesi dëshiron të vazhdojë karrierën në një kampionat më të rëndësishëm.

Në Itali raportojnë se dëshira e tij është që të transferohet në Premier League, aty ku në të kaluarën interes ka treguar skuadra e Arsenalit. /tvklan.al