Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ndoqën inspektimet e mëtejshme të punimeve në lagjen e rindërtimit në zonën “5 Maji”, aty ku janë strehuar 428 familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit i vitit 2019.
Rama tha se ndryshe nga procesi i rindërtimit në Kombinat dhe pengesave, kjo zonë do të jetë një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.
Në takimet me banorët e zonës nuk munguan edhe batutat se kush e qeveris Tiranën.
Kryetarja në detyrë e bashkisë tha se po punohet për lidhjen e zonës me Bulevardin e Ri me anë të infrastrukturës dhe krijimit të godinave të shërbimeve.
Kreu i qeverisë shkëmbeu batuta edhe me fëmijët e shkollave në këtë zonë.
Tv Klan