Të 3 djemtë e Lionel Messi, duket se kanë trashëguar plotësisht genet e babait të tyre në mënyrën se si luajnë futboll.

Pas Thiago e Mateo është më i vogli prej tyre Ciro, i cili po befason me cilësitë e tij. Në një video të vogëlushit që po qarkullon në rrjetet sociale shikohet të bëjë një veprim të ngjashëm me të atin. Ciro, i cili më 10 Mars do të mbushë 7 vjeç, pasi merr topin driblon lehtësisht dy kundërshtarë, duke e çuar më pas në rrjetë.

Ai ashtu si vëllezërit më të mëdhenj 9 dhe 12 vjeç është pjesë e akademisë së Inter Miami ku prej 2023 luan Lionel Messi.

Tv Klan