Argjentina luan një takim tepër delikat ndaj Paraguajt në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. I gatshëm do të jetë edhe ylli i Albicelestëve, Lionel Messi, i cili kërkon gjithmonë maksimumin nga shokët e ekipit kombëtar.
Një pengesë do të jetë edhe atmosfera në stadiumin paraguajan. Tifozëve i është mohuar e drejta për të shkuar në stadium të veshur me fanellën e Messit, me presidentin e Federatës paraguajane që synon që në këtë mënyrë të motivohen akoma dhe më shumë futbollistët vendas.
Argjentina përballet në një moment tepër të mirë për paraguajanët. Këto të fundit kanë një rekord të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, duke përfshirë dy fitore radhazi në ndeshjet në shtëpi. Kjo seri fitoresh e ka shtyrë Paraguajin në vendin e gjashtë në renditje.
Një fitore për Argjentinën do të forconte pozitën e tyre si kryesuese e kualifikueseve dhe do të vazhdonte rrugën e tyre drejt sigurimit të një vendi në Kupën e Botës së ardhshme.
“Pleshti” bëhet i dyti futbollist ndaj të cilit merret një vendim i tillë. Paraguajanët kanë ndaluar veshjen e fanellave të Vinisjus Junior në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit. Ata e shpjeguan si masë sigurie që të mos ketë konflikt mes tifozëve në stadium.
Klan News