Gjykata e Tiranës la në qeli pa afat 34-vjeçarin Darin Gezdarin dhe liroi në “arrest në shtëpi” Arlinda Markun, të cilët akuzohen se pastruan nëpërmjet kompanive fiktive 11 milionë Euro. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ata nuk dhanë shpjegime para gjykatës, teksa nëpërmjet avokatëve kërkuan masa më të lehta sigurie. Prokuroria thotë...