Me urdhër të SPAK, GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktari.
Sipas të dhënave të deritanishme, masat e sigurisë të ekzekutuara tashmë janë përkatësisht kështu:
–5 persona “arrest me burg” (Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga)
–10 persona “arrest në shtëpi” (Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda)
-9 persona “detyrim paraqitje”
Paraprakisht mësohet se ata akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe korrupsion.
Lajmi është në përditësim. Pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, për më shumë detaje…
/tvklan.al