Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e përjashton mundësinë që të marrë drejtimin e Manchester United në verë, nëse Ruben Amorim shkarkohet.

Tekniku portugez ka përjetuar katër muaj të parë të vështirë në krye të “Djajve të kuq”, që kur zëvendësoi Erik ten Hag në fund të Tetorit.

40-vjeçari ka fituar vetëm katër ndeshje në kampionat, ndërsa ka humbur tetë dhe ka barazuar tre nga 15 ndeshjet që ka drejtuar.

“Djajtë e kuq” rrezikuan një tjetër humbje të dielën në “Godison Park”, por në pjesën e dytë arritën të barazonin.

Në reagimin e tij tekniku portugez e pranoi se skuadra e tij vuajti dhe se ai nuk dinte se si të zgjidhte këtë problem, ku ekipi aktualisht ndodhet.

Në mediat angleze është raportuar se Amorim mund të shkarkohet, nëse rezultatet pozitive vazhdojnë që të mos vijnë.

Sipas Relevo, edhe pse në të kaluarën Xavi e ka refuzuar stolin e United, këtë herë ai mund ta pranojë sfidën. Alternativa tjetër është edhe Tomas Franko. Edhe kur largoi Ten Hag, klubi anglez kontaktoi me spanjollin për t’i ofruar detyrën e trajnerit.

Xavi nuk ka drejtuar asnjë ekip, që kur u largua nga stoli i Barcelonës në majin e kaluar. Ai udhëhoqi skuadrën drej fitimit të La Liga në sezonin 2022/23.

Klan News