Gjykata e Tiranës la në qeli pa afat 34-vjeçarin Darin Gezdarin dhe liroi në “arrest në shtëpi” Arlinda Markun, të cilët akuzohen se pastruan nëpërmjet kompanive fiktive 11 milionë Euro.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ata nuk dhanë shpjegime para gjykatës, teksa nëpërmjet avokatëve kërkuan masa më të lehta sigurie.
Prokuroria thotë se dy të hetuarit në 2 vite vunë në jetë një skemë të pastrimit të parave nëpërmjet disa kompanive fiktive që tranferuan transferuan në Shqipëri 11 milionë Euro nga Qipro, Malta e Gjibraltari dhe më pasi nxorën sërish jashtë vendit.
Tv Klan