29 vjeçari në spitalin e Korçës, dyshohet se u godit me thikë
Plagosje në Korçë. Sipas policisë, një 29 vjeçar ka shkuar në spital pasditen e sotme për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se ai është goditur me thikë nga dy persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /tvklan.al