Atmosfera te kombëtarja angleze është pozitive në prag të sfidës me Shqipërinë. Tekniku Thomas Tuchel ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për duelin e së premtes, për të nisur edhe zyrtarisht eksperiencën nën drejtimin e “Tre luanëve”.
Siç shihet edhe në këto pamje të publikuara nga kombëtarja angleze, futbollistët kanë shijuar sfidën finale të Carabao Cup, mes Liverpool dhe Newcastle, ndoshta për të studiuar edhe ndonjë moment nga ai duel.
Dan Burn, i cili shënoi edhe një prej golave në atë finale është risia pasi mbërrin në kombëtare për herë të parë. Rikthime cilësohen ato të Jordan Henderson dhe Marcus Rashford. Dyshja munguan në Kampionatin Europian, por forma e treguar në këtë sezon kanë bindur Tuchel për t’i pasur sërish në kombëtare.
Klan News