Një 47-vjeçar shqiptar që jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi, ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Viktima punonte si taksist dhe u përfshi në një aksident rrugor në lagjen “Peristeri” të kryeqytetit grek. 47-vjeçari ishte prind i një vajze 12-vjeçare.
Një nga miqtë e shqiptarit, ka folur për median greke Protothema, duke u shprehur se: “Ishte një njeri i ndershëm, e ndërtoi jetën e tij në Greqi. Nuk kam fjalë për atë se çfarë ndodhi me të dhe familjen e tij. Është tragjike! Fëmija i tij do rritet pa baba që në moshë të vogël, gruaja e tij, një grua shumë e denjë, do të duhet të përballojë humbjen e tij me gjithë forcën që i ka mbetur për të mbajtur barrën e familjen! Kam punuar 10 vite me të, një burrë i ndershëm dhe me zemër të pastër. Gjatë ditës taksinë e drejtonte gruaja, e gjatë natës ai. Në këtë mënyrë e siguronin jetesën çifti. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtësisht nga jeta“.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit e së dielës (16 Mars), kur shqiptari teksa po punonte u përplas me një automjet tjetër, e cila drejtohej nga një 22-vjeçare, e që ka mbetur e lënduar.
/tvklan.al