Probleme me dëmtimet edhe tek kombëtarja e 21-vjeçarëve. Tekniku Alban Bushi ka ndryshuar sërish planet në kuadër të përgatitjeve për sfidën kualifikuese të Kampionatit Europian “Sllovaki 2025” kundër Zvicrës. Kështu, ndaj Helvetëve, do të mungojnë mesfushori Dejvid Janaqi dhe sulmuesi Kristian Shpendi. Dyshja nuk do të jetë në dispozicion për takimin e kësaj të premte...