Fitorja e Skënderbeut ndaj Egnatias ishte surpriza e madhe e javës së 26-të në Superligë. Një sukses që i shërben korçarëve për të besuar te mbijetesa në fund të sezonit.
Tre pikësh i arritur falë cilësive të sulmuesit, Ardit Nikaj, i cili u tregua i saktë nga penalltia për t’i dhënë dhe fitoren Skënderbeut. Kjo ka bërë që Nikaj të përfshihet në formacionin ideal të javës në Superligë.
Ndërkaq, në radhët e korçarëve spikati edhe Elvis Prençi.
Pavarësisht humbjes shkëlqeu edhe Mario Dajsinani, me portierin e Egnatias që ishte garanci për rrogozhinasit, duke shmangur edhe humbjen më të thellë për kampionët në fuqi. Befasia mbërriti edhe nga Bylisi, me një fitore të rëndësishme kundër Partizanit.
Ruçi bëri diferencën në fushën e lojës, me mesfushorin që shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.
Një gol me tepër peshë dhe që i jep ballshiotëve fitoren për t’iu larguar vendeve të fundit të renditjes. Vend në formacion edhe për Viktor da Silva.
Te Partizani diferencën e bëri Gjelbrim Taipi, ndërsa pjesë e saj janë Gurishta, Kotobelli, Musta, Qefalija dhe Dejvi Bregu, autor i një dopiete.

Klan News